Albright: Sa herë që më pyesin se për çfarë ndjehem më së shumti krenare, u them që ndihmova popullin e Kosovës

  • A.P /
  • 23 March 2022 - 22:11
Albright: Sa herë që më pyesin se për çfarë ndjehem më së shumti krenare, u them që ndihmova popullin e Kosovës

Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA, ka vdekur sot në moshën 84 vjeçare. 

Ajo ishte një figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton, duke ndikuar shumë në lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

Në një video që publikoi për të festuar 10-vjetorin e shtetit më të ri në kontinentin e vjetër, Albright tha: “Sa herë që më pyesin se për çfarë jam më krenare për atë që kam arritur, i them duke ndihmuar popullin e Kosovës”

Ndryshe, Albright arriti në SHBA si një vajzë e re nga Çekosllovakia e shkatërruar nga lufta, përpara se ajo të bëhej ikonë politike dhe feministe. Albright ishte rritur në një familje që iku nga nazistët dhe komunistët në Europën e mesit të shekullit të 20’të.

Madeleine Albright, e cila shërbeu si Sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në 2001, nxiti zgjerimin e NATO’s drejt lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO’s në 1999 për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë. 

Ajo ka shërbyer më parë si ambasadore e Klintonit në Kombet e Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 1997.

Albright ishte fytyra e politikës së jashtme të SHBA’së në dekadën mes fundit të Luftës së Ftohtë dhe Luftës kundër Terrorit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, një epokë e shpallur nga presidenti George W. Bush si ‘rend i ri botëror’.


(Kosova Sot Online)