Zhduket një grua me fëmijën 9-vjeçar në Pejë

  • E.K /
  • 24 March 2022 - 10:45
Zhduket një grua me fëmijën 9-vjeçar në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua së bashku me fëmijën 9-vjeçar janë zhdukur në Pejë.

Për rastin në polici ka njoftuar vëllai i gruas.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Pejë, 22.03.2022 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij, viktima femër kosovare bashkë me fëmijën e saj 9-vjeçar kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)