
Gripi i shpendëve, konfirmohet edhe në dy vatra të tjera

Gripi i shpendëve është konfirmuar në dy vatra të reja në vendin tonë. Lajmin e bëri të ditur zëvendësministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci ndërsa vatrat e reja janë Divjaka dhe Devolli.
Gjeci u shpreh po ashtu se monitorimi vijon në të gjithë vendin.
“Ka vazhduar monitorimi i situatës në të gjithë vendin. AKU ka kryer kontrolle në të gjithë vendin. Policia e shtetit. Prefektët dhe kryetarët e bashkive janë në bashkëpunim për të ndaluar çdo tentativë të shkeljes së ligjit. Sigurojmë konsumatorët se nuk ka asnjë rrezik nga vezët dhe mishi i blerë në vendet e ceriftikuara dhe të gatuara me më shumë se 70 gradë. Në faqen tona gjeni informacionin e nevojshëm për qytetarët dhe fermerët.”
(Kosova Sot Online)