Tahiri: Asnjë baski nuk u ngulë në rrugën Prishtinë – Podujevë

  • E.K /
  • 28 March 2022 - 12:45
Tahiri: Asnjë baski nuk u ngulë në rrugën Prishtinë – Podujevë

Besnik Tahiri i AAK-së, thotë se në fushatën zgjedhore, Liburn Aliu me Hysen Durmshin premtuan rregullimin e rrugës Prishtinë – Podujevë por që prej fushatës siç thotë ai ‘nuk është qitë asnjë guri e asnjë baski’ në rrugë.

“Zëvendësministri, ministri në fushatë thojshin rruga Prishtinë – Podujevë, kryhet deri në fund të vitit 2021. Tash nuk e kanë qitë asnjë guri e asnjë baski në atë rrugë.

“Kurti vijke në Podujevë bojke be pasha Kuranin, krejt kena me ndreq Podujevën. Pyetja për Liburn Aliun është a ka qenë vetëm premtim për do vota për atë rrugë, apo e keni përnjëmend me e ndreq atë rrugë”, tha Tahiri

(Kosova Sot Online)