Kryetari i Kamenicës: Po përballemi me gjendje alarmante nga zjarret

  • E.K /
  • 28 March 2022 - 14:34
Kryetari i Kamenicës: Po përballemi me gjendje alarmante nga zjarret

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rrahimaj ka njoftuar se kjo komunë është duke u përballur me gjendje alarmante për shkak të zjarreve që kanë përfshirë pjesë më mëdha të pyjeve.

Rrahimaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka kërkuar nga qytetarët dhe pronarët e tokave, që mos të ndezin zjarre me tendencë pastrimi të tyre, sepse siç tha ai nuk ka asnjë efekt pozitiv as për tokën por as edhe për mjedisin.

“Problemi i zjarreve është sfidë edhe për institucionet përkatëse si dhe kapacitetet e pakta. Do të mundohemi të identifikojmë pronarët të cilët potencialisht kanë mundur ta bëjnë këtë. Deri më tani kemi gjashtë raste të denoncuara në polici”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Me zjarr nuk pastrohet, shkatërrohet!

Në këto ditë Komuna e Kamenicës po përballet me një gjendje alarmante, nga numri i madh i zjarreve që kanë përfshirë një pjesë të madhe të pyjeve, për të cilat ende nuk dihet shkaku e as fajtori.

Lus qytetarët dhe pronarët e tokave, që mos të ndezin zjarre me tendencë pastrimi të tyre, sepse nuk ka asnjë efekt pozitiv as për tokën por as edhe për mjedisin.

Problemi i zjarreve është sfidë edhe për insitutcionet përkatëse si dhe kapacitetet e pakta. Do të mundohemi të identifikojmë pronarët të cilët potencialisht kanë mundur ta bëjnë këtë.

Deri më tani kemi gjashtë raste të denoncuara në polici.

Lus qytetarët që të bëjnë kujdes, si dhe të lajmërojnë rastet e zjarreve tek organet kompetente.

(Kosova Sot Online)