Abramovich shfaqet pas helmimit, bisedon me Erdoganin

  • E.K /
  • 29 March 2022 - 11:06
Abramovich shfaqet pas helmimit, bisedon me Erdoganin

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters raporton se Roman Abramovich është në Stamboll për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë. 

Një zëdhënës i oligarkut dhe miliarderit rus Abramovich konfirmoi se ata dyshojnë se pronari i Chelseat ishte helmuar gjatë negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë.

Abramovich është parë sot duke marrë pjesë në bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë. Kremlini tha më herët se Abramovich luajti një rol në bisedimet e paqes, por procesi tani është vetëm në duart e ekipeve negociuese të të dy palëve.

Helmimi, ata dyshojnë se ndodhi në Kyiv në fillim të këtij muaji. Kjo konfirmoi raportimin e The Wall Street Journal prej burimeve nga rrethi i njerëzve rreth Abramovichit. WSJ shkruan se dyshohet se pas helmimit qëndron një grup i linjës së ashpër nga Moska, të cilëve nuk iu pëlqeu fundi i luftës.

(Kosova Sot Online)