Arrestohet një grua pasi rrahu nënën e saj

  • E.K /
  • 29 March 2022 - 10:25
Arrestohet një grua pasi rrahu nënën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur ditën e hënë në Prishtinë.

Siç njofton Policia, një femër ka sulmuar fizikisht nënën e saj.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën e saj, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

(Kosova Sot Online)