Pse BBC’në nuk po e dëgjoni në radiot tuaja, flasin nga Ambasada në Prishtinë

  • A.P /
  • 29 March 2022 - 15:55
Pse BBC’në nuk po e dëgjoni në radiot tuaja, flasin nga Ambasada në Prishtinë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka bërë të ditur se një numër njerëzisht janë përballur me vështirësi për të dëgjuar Shërbimin Global të BBC-së në radiot e tyre në Kosovë.

Nga Ambasada bëjnë me dije se inxhinierët tashmë janë duke punuar për të korrigjuar problemin që ka ndikuar në transmetim.

“Një numër njerëzish kanë njoftuar për vështirësitë në dëgjimin e BBC World Service në radiot e tyre. Ne jemi në dijeni se inxhinierët po punojnë në lokacion në Prishtinë tani dhe po punojnë për të korrigjuar disa çështje që kanë ndikuar në transmetim. Faleminderit të gjithë dëgjuesve të rregullt për durimin tuaj”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)