Historia e 15 vjeçarit nga Fushë-Kosova që punon me kanaçe për të ndihmuar familjen 8 anëtarëshe

  • E.K /
  • 30 March 2022 - 08:32
Historia e 15 vjeçarit nga Fushë-Kosova që punon me kanaçe për të ndihmuar familjen 8 anëtarëshe

Të shpeshta janë rastet e nevojës në Kosovë, ku në shumë raste janë edhe të rinjtë ata që duhet të lënë anash shumë ëndrra për t’i dalë në ndihmë familjes.

I tillë është edhe rasti i një 15 vjeçari nga Fushë-Kosovë.

I njëjti udhëton çdo ditë nga Fushë-Kosova për në Prishtinë për të punuar e siguruar të ardhurat e familjes së tij tetë anëtarëshe.

Ai punon duke mbledhur plastika të ndryshme dhe kanaçe në rrugët e kryeqytetit, bashkë me vëllaun e tij 14 vjeçar në mënyrë që familje e tij të arrijë të mbulojë së paku nevojat elementare të jetës, transmeton lajmi.net.

Nëna e Metit është e sëmurë rëndë, andaj një qytetare ka publikuar rastin e këtij të riu duke kërkuar ndihmë nga njerëzit e vullneti ttë mirë që t’i dalin në ndihmë atij, pasi meqë është veç 15 vjeç atij nuk mund t’i ofrohet ligjërisht punë askund.

Kushdo që ka mundësi me ju ndihmu me gjana materiale apo te holla, ju lutem kontaktoni babin e Metit, Z. Blerim ne kete numer 049418834”, ka shkruar Agnesa Kuqi, qytetarja e cila edhe raportoi rastin e tij.

(Kosova Sot Online)