Arrestohet një 19-vjeçar në Kaçanik

  • E.K /
  • 30 March 2022 - 08:33
Arrestohet një 19-vjeçar në Kaçanik

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit në ora 00:10 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Idriz Seferi ‘’ në Kaçanik është një rast i kanosjes.

Në lidhje me këtë, policia ka arrestuar “personin e dyshuar me inicialet E.J (M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili kishte kanosur personin tjetër me inicialet B.B ( F/K) e moshës 21 vjeçare”.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

(Kosova Sot Online)