Avokatit të Karaxhiqit dhe dy serbëve u ndalohet hyrja në Bosnjë, Dodik: Ejani kur të punojnë serbët në kufi

  • E.K /
  • 30 March 2022 - 12:43
Avokatit të Karaxhiqit dhe dy serbëve u ndalohet hyrja në Bosnjë, Dodik: Ejani kur të punojnë serbët në kufi

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Milorad Dodik njoftoi se do të ndërmerren masa për ta dëmtuar funksionimin e policisë kufitare në vend.

Dodik më parë kërcënoi se Republika Srpska do ta merrte pushtetin nga shteti në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe se objektivi i tij kryesor ishin Forcat e Armatosura të Bosnjës, por tani Policia Kufitare dhe Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë janë nën sulm për shkak të për faktin se tre shtetasve të Serbisë të konsideruar si kërcënim për sigurinë kombëtare iu ndalua hyrja në Bosnjë, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

Midis 12 dhe 25 marsit, policia kufitare e Bosnjës e ndaloi Milosh Koviq, një profesor historie në Fakultetin Filozofik në Beograd dhe një avokues i ideve të Serbisë së Madhe, Goran Petronijeviq, një avokat nga Beogradi i njohur për mbrojtjen e kriminelit Radovan Karaxhiq para Gjykatës së Hagës, si dhe Bratislav Dikiq, ish-komandant i xhandarmërisë serbe, i cili është identifikuar si një nga organizatorët e tentativës për grusht shteti në Mal të Zi në vitin 2016.

Agjencia boshnjake e Inteligjencës i ndaloi ata të hynin në BeH bazuar në vlerësimet e saj të sigurisë dhe rojet kufitare zbatuan masën, për zemërimin e madh të zyrtarëve serbë të Bosnjës.

Dodikun e irritoi kjo dhe ai paralajmëroi se do t’i kërkonte kryetarit të Këshillit të Ministrave të BeH, Zoran Tegeltija, t’u dërgonte letër speciale rojeve serbe kufitare duke u kërkuar atyre të ndërrojnë turne, të mos respektojnë ndalesat e vendosura dhe të lejojnë hyrjen në vend të personave të konsideruar si kërcënim për sigurinë kombëtare, përcjell Gazeta Express.

“Kur dikush të njoftojë se vjen nga Serbia, ne do të mundohemi ta kalojmë turnin kur të punojnë serbët dhe do ta zgjidhim kështu”, tha Dodik.

Policia Kufitare u përgjigj se punon ekskluzivisht sipas ligjit dhe se nuk do të lejojë asnjë ndërhyrje politike në punën e tyre.

“Anëtarët e Policisë Kufitare të BeH, pavarësisht nga kombësia e tyre, janë të vendosur t’i zbatojnë ligjet, jo urdhrat e paligjshëm të ndonjë politikani. Puna e policëve menaxhohet nga drejtori i Policisë Kufitare të BeH, jo nga një politikan, edhe nëse ai vjen nga Presidenca e BeH”, tha për agjencinë Hina Svevlad Hoffman, këshilltar i drejtorit.  

(Kosova Sot Online)