30 raste të reja me koronavirus në Kosovë

  • E.K /
  • 30 March 2022 - 15:02
30 raste të reja me koronavirus në Kosovë

30 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 31 pacientë.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 592.

“Nga 1.159 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.715. Në total numri i rasteve aktive është 592”, ka njoftuar Ministria.

(Kosova Sot Online)