Zbulohet lakuriq lidhja kriminale me dekada, e biznesmenit të inkriminuar Ramiz Kelmendi nga Serbia fashiste!

Zbulohet lakuriq lidhja kriminale me dekada, e biznesmenit të inkriminuar Ramiz Kelmendi nga Serbia fashiste!

Hajrullah Tërnava

  • 30 March 2022 - 07:40

Shkruan: ANALISTI – Hajrullah Tërnava

Një ide e tille, ajo për shkëmbim territoresh me Serbinë, është për tu ndjekur dhe gjykuar, madje edhe penalizuar, sepse vjen nga një njeri që për vite të tëra ishte i veshur edhe me pushtet, në pozitë të zëvendëskryeministrit të shtetit, e të mos flasim vetëm për mandatin e tij si deputet.

Sipas Oligarkut Kelmendi, më mirë është të bëhet pazari me Serbinë me një marrëveshje paqësore pa eskalim të situatës, e cila sipas tij po përgatitet nga shërbimet e fshehta serbe, sikur që ka qenë rasti “Panda”. Ai thotë se për këtë edhe blerja e Emblemave të UÇK-së në tregun e Prishtinës dëshmon tentimin që të përsërisin të njëjtin skenar në emër të pakënaqësie lidhur me zhvillimet e fundit që ndërlidhen edhe me ndikimin e Rusisë.

Në këto rrethana të luftës Rusi Ukrainë, në shtetin tonë shqetësimet e qytetarëve po ia arrijnë qëllimit, sepse këtë situate po e përjetojnë me ankth të madh, nga fakti që i kanë akoma të freskëta ato kujtimet e ndodhive të luftës së viteve 1998-1999. Mirëpo tash akoma më shqetësuese është që disa ish politikaj, e që tani janë biznismena të “fortë”, e që i kanë ato lidhje të biznesit edhe me Serbinë, derisa po pritet të vazhdojnë bisedimet bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, javëve në vijim, ata tani po na e përkujtojnë dhe propozojnë një temë të rrezikshme që në bisedime Kosova duhet t’ia falë Serbisë veriun si shenj i kompromisit për të marr fund mosmarrëveshjet rreth njohjes reciproke.

Me këtë tani po argumentohen ato dyshime se në Kosovë edhe në poste të larta ka njerëz që anojnë dhe kontribuojnë që Serbia të jetë e kënaqur me kontributin e këtyre njerëzve pasi që ka investua qysh moti për ta, dhe me këtë po e dëshmojnë se argat i kujt është edhe ky biznesmeni Ramiz Kelmendi, prandaj me këtë veprim ky po e zbulon ma në fund edhe vetë publikisht lidhjen e ngushtë kriminale me Serbinë, oligarku dhe biznesmeni i inkriminuar Ramiz Kelmendi, i cili i shqetësuar për tensionet e fundit politike e të sigurisë mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak të mos lejimit të zgjedhjeve të Serbisë, e pas kërcënimit të Aleksandër Vuçiqit, e ringjalli publikisht idenë e arritjes së një marrëveshje me Serbinë përmes shkëmbimit të territoreve, që i bije shkurt e shqip, për ta ndarë Mitrovicën dhe pjesën veriore, komunat me Shumicë serbe, për të ja përmbushur kërkesat Serbisë dhe ruajtur biznesin e tij privat, por edhe lidhjet e thella me strukturat e larta kriminale dhe para politikes së Aleksandër Vuçiqit.

Një ide e tille, ajo për shkëmbim territoresh me Serbinë, është për tu ndjekur dhe gjykuar, madje edhe penalizuar, sepse vjen nga një njeri që për vite të tëra ishte i veshur edhe me pushtet, në pozitë të zëvendëskryeministrit të shtetit, e të mos flasim vetëm për mandatin e tij si deputet. Sipas Oligarkut Kelmendi, më mirë është të bëhet pazari me Serbinë me një marrëveshje paqësore pa eskalim të situatës, e cila sipas tij po përgatitet nga shërbimet e fshehta serbe, sikur që ka qenë rasti “Panda”. Ai thotë se për këtë edhe blerja e Emblemave të UÇK-së në tregun e Prishtinës dëshmon tentimin që të përsërisin të njëjtin skenar në emër të pakënaqësie lidhur me zhvillimet e fundit që ndërlidhen edhe me ndikimin e Rusisë. “Por, kjo pakënaqësi e orkestruar për ti treguar politikës ruse dhe qytetarëve rus se duhet përmbajtur Putinin dhe duhet intervenuar edhe në Kosovë (dhe mund të shihen protestat në mbështetje të serbëve në Kosovë), por kjo edhe nxite nacionalizëm të tepruar serb në Serbi.

Duke i ditur këto pakënaqësi, e ku jam dëshmitarë i shumë të tillave gjatë jetës time sikur edhe brezi im, nxjerrë një konkluzë se duhet ndërmarr aktivitete politike që dërgojnë të ardhmen e Kosovës në drejtim stabil dhe te duhur. Shembull! - KOSOVA PA PJESËN VERIORE DHE ME PJESËN E KOSOVËS LINDORE”, thotë oligarku Ramiz Kelmendi. Me këtë Pazar, sipas tij, së pari largohemi nga shantazhet, destabilizimi, sepse nuk do ta paguajnë rrymën kurrë për serbët e veriut, dhe ata nuk do punojnë asnjëherë për Kosovën dhe pagat e tyre. Së dyti, sipas Kelmendit, çdo pakënaqësi e emituar në Kosovë i shtyp dhe dëbon shqiptarët në Kosovën Lindore. Kelmendi i jep vetes aq shumë të drejtë duke deklaruar se neve na mbetet të gjykojmë me kokën e ftohtë, pa parathënie dhe pasthënie që linçojnë të gjithë ata që me fjalën e tyre garantojnë të ardhmen e tërësishme sipërfaqësore dhe kombëtare, e që sipas tij, Kosova, fatkeqësisht, çdo herë duke u linçuar tradicionalisht është zvogëluar edhe me hapësirë si dhe me ndarje te popullit.

Tani nga kjo sjellje te Kelmendit qe pushtetaret e ketij shteti ia dha këto primate dhe përfitime si në biznes njashtu edhe në poste të larta politike, pa e analizuar mirë të kaluarën e tij të atyre kohërave të viteve 90, tani ky e disa si ky i japin këto propozime që po i dalin në ndihmë Serbisë, e që po shkaktojnë skepticizëm në mesin e popullit tonë, dhe në vende që të jenë të bashkuar me popullin, ky pa kurrfarë kompetence del me një qëndrim të tillë, e për interesa të tija personale, që po e dëshmon veten se qysh moti ka qenë i lidhur me serbët dhe nga përkrahja e tyre u ngrit edhe në biznes, e tani ky e ka kohen tua kthej kontributin e tyre.

Nga Qeveria Kurti kërkohet që ta vazhdoj punën e tij pa ndikim nga askush, dhe bisedimet të jenë të pa kushtëzuara dhe të arrihet njohja reciproke, e sidomos tani nga kjo kohë e cila si të qetësohet-përfundon lufta në Ukrainë, gjithsesi që mënyra e bisedimeve për njohje reciproke do të ndryshoj dhe do të jetë me presion akoma më të madh, do të jetë rrugë më e shkurtë dhe më e qartë e jo si deri me tani me kushtëzime nga ana e Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".