Ngjarje e rëndë në Istog: Tre persona të armatosur ndaluan veturën dhe vodhën krejt çka viktimat patën me vete

  • E.K /
  • 31 March 2022 - 09:45
Ngjarje e rëndë në Istog: Tre persona të armatosur ndaluan veturën dhe vodhën krejt çka viktimat patën me vete

Më datë 26.03.2022, rreth orës 16:00, Policia është njoftuar se në fshatin Suhogerll- Istog, tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë ndaluar veturën e cila ishte duke qarkulluar në atë rrugë, të dyshuarit nën kërcënimin e armës kanë kërkuar që viktimat njëri nga ta i mitur, të largohen nga automjeti.

Siç njofton policia, viktimat janë larguar nga automjeti, ndërsa të dyshuarit nga viktimat kanë marrë: “Nëntëqind (900) euro, dy (2) telefona të cilët i kanë thyer ne vendin e ngjarjes dhe veturën e cila është gjetur dy (2) kilometra nga vendi i ngjarjes e braktisur”, konfirmon policia.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante nga Stacioni Policor Istog dhe njësiti i Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë. Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, me datë 30.03.2022, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre të dyshuarit e këtij rasti.

“Me qellim të gjetjes së provave është bërë bastisja e tri (3) lokacioneve, ndërsa në njërin nga lokacionet janë gjetur dhe konfiskuar: dy (2) armë të gjata tre karikator”, njofton policia.

Pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy të dyshuarve  është caktuar masa e ndalimit policor prej 48- orësh, ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar ne procedurë te rregullt. 

(Kosova Sot Online)