
Lexoni edhe:
Shqiperia dhe Edi Rama po heshtin, po e deshmojnë se janë në vartësi të Aleksandër Vuçiqit!
Shoferët e dy veturave që janë aksidentuar në Drenoc të Malishevës kanë mbetur të vdekur.
Lajmin e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor i Policisë për Rajonin e Gjakovës.
“Kemi dy t’vdekur. Aksident në mes të dy veturave. Ngasësit e të dyja veturave kanë vdekur si pasojë e aksidentit”, tha Graishta.
Tutja ai tha se Njësitet e stacionit policor Malishevë, trafikut rajonal dhe prokurori janë në vendngjarje.
Teksa shtoi se detaje të tjera nuk kanë për momentin.
Në videon më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes.
(Kosova Sot Online)