Shqiperia dhe Edi Rama po heshtin, po e deshmojnë se janë në vartësi të Aleksandër Vuçiqit!

Shqiperia dhe Edi Rama po heshtin, po e deshmojnë se janë në vartësi të Aleksandër Vuçiqit!
Shqiperia dhe Edi Rama po heshtin, po e deshmojnë se janë në vartësi të Aleksandër Vuçiqit!

Skender Mulliqi

  • 31 March 2022 - 07:40

Shkruan: ANALISTI – Skënder Mulliqi

Lobimi ynë duhet të intesifikohet edhe te shtetet fqinjë si Mal te Zi, Maqedoni Veriore, por edhe te shtetet për rreth të cilat janë pjesë e NATO-se.Shqipëria duhet të bënë shumë më shumë në lobim. Se deri më tash sa ka bërë,  unë mendoj se  nuk e ka bërë as për afër atë dhe aq sa duhet. Miku me i madh i shqiptarëve në Ballkan është treguar Kroacia e cila na ka përkrahur fiqishëm, dhe së fundi u përkrahëm nga presidenti i saj i cili kërkoj në Bruksel në samitin e NATO-s inkuadrimin edhe të Kosovës.Edi Rama këtë gjë nuk e bëri dhe kjo është e pa justifikueshme për shtetin amë.

 Nëse rruga e integrimit të Kosovës në strukturat e BE-së dhe në NATO, ishte shumë e gjatë dhe gati e pamundur ngase pushtetet e kaluara nuk punuan mirë në këtë drejtim , tash duhet që këto gabime të  së kaluarës  të riparohen. E kam thënë disa herë se  puna më e dobët u bë në diplomacinë tonë të jashtme. Nuk arritëm të bëhemi pjesë e organizmave të rëndësishme të BE-së. Nuk arritëm  sepse  përfaqësuesit tonë të diplomacisë ishin të papërgatitur për punën  e diplomatit, si edhe gati i gjithë personeli tjetër diplomatik, aty ku i kishim ambasadat. Madje, na ndodhi që në disa përfaqësi të kemi edhe skandale diplomatike, të cilat kanë ndikuar keq në imazhin e Kosovës, siç kanë ndikuar edhe mos zhvillimi sa  duhet  i brendshëm i vendit, të zhytur në korrupsion, nepotizëm dhe dukuri tjera negative. Të gjitha këto të meta kanë bërë që mos të kemi prurje të reja të njohjeve, që mos të na njohin edhe pesë shtete të BE-së. Vendi ynë mbeti si i vetmi shtet në Evropë pa liberalizim të vizave, mbeti vendi më i varfër.

Edhe ky pushtet duhet të bëjë më shumë në lobim, që Kosova mos të vazhdojë të mbetet një vend që ju ka mbyllur perspektiva evropiane. Ende po vazhdojnë largimet masive,  të cilat duhet të ndërpriten me përmirësim urgjent të gjendjes ekonomike dhe sociale, kur dihet për koston e lartë të jetës në  Kosovë, e kur dihet se pagat janë tepër të ulëta. Kjo është një  temë  tjetër, por që ka lidhshmëri me gjendjen e gjithmbarshme.  Kur jemi te tema e anëtarësimit të Kosovës në NATO, këtu duhet  pasur parasysh kushtet që i përcakton kjo strukturë ushtarake, dhe infrastruktura ushtarake që i nevojitet një shteti për tu bërë  pjesë e saj, e ne ende si kemi. Por, që në këtë kohë të shpërthimit të luftës në Ukrainë dhe rrezikut të bartjes së konfliktit  edhe në Ballkanin Perëndimor do të duhej të bëhen përjashtime që edhe Kosova  duhet të jetë shumë më aktive se deri më sot në lobime aty ku paraqitet nevoja. Përparësitë e Kosovës për inkuadrim kurrë nuk kanë qenë të nivelit më të mirë, kur dihet se edhe Serbia ka intensifikuar së bashku me Rusinë kërcënimet me luftë. Lobimi ynë duhet të intesifikohet edhe te shtetet fqinjë si Mal te Zi Maqedoni Veriore, por edhe te shtetet për rreth të cilat janë pjesë e NATO-se.

Shqipëria duhet të bënë shumë më shumë në lobim. Se deri më tash sa ka bërë,  unë mendoj se  nuk e ka bërë as për afër atë dhe aq sa duhet. Miku me i madh i shqiptarëve në Ballkan është treguar Kroacia e cila na ka përkrahur fiqishëm, dhe së fundi u përkrahëm nga presidenti i saj i cili kërkoj në Bruksel në samitin e NATO-s inkuadrimin edhe të Kosovës.Edi Rama këtë gjë nuk e bëri dhe kjo është e pa justifikueshme për shtetin amë. Nuk është  hiq mirë për të  kur vet shovinisti Vuçiq, në një paraqitje e lavdëron Ramen, si mik të Serbisë. Kur bëhet fjalë për Kosovën,   Vuçiqi dhe të gjithë presidentët e Serbisë, në  krejt pas luftën e  kanë  përdorur minoritetin serb me qëllim arritjen e synimit për  ndarje të Kosovës. Kësaj ideje shoviniste duket se do t’i mbyllet dera më shumë se kurrë nga Evropa dhe Amerika, sikur që po i mbyllet qarku Putinit duke e izoluar me sanksione të forta ekonomike dhe tjera në Ukrainë, dhe aty ku ky tiran me shumë gjasë edhe do të marr fund.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".