Berisha i kundërpërgjigjet Mehmetit: Ato pyetje me i pru sot këtu s’dinë me i zgjedh as unë, as ti, as deputetët

  • E /
  • 01 April 2022 - 11:25
Berisha i kundërpërgjigjet Mehmetit: Ato pyetje me i pru sot këtu s’dinë me i zgjedh as unë, as ti, as deputetët

Kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Sigurisë, Bekë Berisha i ka reaguar drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti që tha se pyetjet e testit për rekrutë në polici ishin të lehta dhe të karakterit të shkollës fillore dhe asaj të mesme.

Berisha tha se ato pyetje nuk dinë t’i zgjedhin as deputetët.

Më tutje, deputeti i AAK-së tha se testi është hartuar nga profesor që i shërojnë komplekset e tyre.

“E potencove disa herë që pyetjet e testin kanë qenë të lehta. Unë ja u kam pru disa herë deputetëve pyetjet edhe me i pru sot këtu nuk e di a dini me i zgjedh. Ne, ju , këta ndërkombëtarët e krejt. Arbëri nuk i ka zgjedh. Jemi tu fol për rekrut. Djem e vajza që janë të rinj. Dihet se çfarë niveli të arsimimit kemi, se jemi në listë në fund dhe me i ngarku aq shumë ata, me profesorë e asi që po i shërojnë komplekset e veta”, deklaroi ai.

Një kundërpërgjigje Berishës i erdhi nga drejtori i policisë Mehmeti.

Ai tha se është problem nëse një zyrtar policor nuk dinë gjuhë shqiope dhe matematikë.

“Është me rëndësi që të kemi policë që dinë me shkru shqip dhe që dinë matematik që duhet. Nëse dikush nuk e dinë gjuhën shqipe është pak problem na me e mësu me trajnime. Nëse dikush në matematikë nuk dinë me mbledh, zbrit e shumëzua, vërtetë është problem për shkak se ne nuk kemi kapacitet ta mësojmë dikë drejtshkrim. Trajnerët tanë dinë me i mësu qysh me përdor armën, qysh me arrestu dikë por trajnerët tanë e kanë problem me msu gjuhë shqipe apo matematikë”, tha Mehmeti.  

(Kosova Sot Online)