Opozita aktuale e tmerruar, 12 muaj me qeverisjen e kabinetit Kurti asnjë aferë korruptive dhe asnjë skandal për t’u shënuar!

Opozita aktuale e tmerruar, 12 muaj me qeverisjen e kabinetit Kurti asnjë aferë korruptive dhe asnjë skandal për t’u shënuar!
Opozita aktuale e tmerruar, 12 muaj me qeverisjen e kabinetit Kurti asnjë aferë korruptive dhe asnjë skandal për t’u shënuar!

Arsim Aziri

  • 01 April 2022 - 07:30

Shkruan: ANALISTI – Arsim Aziri

Mirë e qetësisht, dhe mbi të gjitha suksesshëm, po hyjmë gradualisht në vitin e dytë të Qeverisë Kurti, një qeverisje me karakter të mirëfilltë dhe e drejtë për qytetarët, ndëshkuese dhe e pa kompromis kundër atyre që me dekada kanë abuzuar dhe juanë përfshirë në krim të organizuar. Dhe kjo është gjë e mirë, veë kësaj po shenohen 12 muaj pa asnjë aferë e skandal të theksuar që do të mundë t'a minonte pastërtinë dhe voten masive qytetare.

- Vendi saktësisht e gradualisht, me këtë përbërje të re të qeverisjes nga koalicioni i shumicës së tanishme, ka filluar t'a orientoj veten kah zhvillimi dhe prosperiteti, përballë sfidave që i ka trashëguar nga 20 vitet e kaluara me qeverisje klanore, korruptive e tërësisht të dështuar. Sado që ka sfida serioze para vetes, nisma e vitit të parë të qeverisjes është pozitive dhe kjo është konkretizuar me atë që në hap të parë janë përjashtuar abuzimet, abuzuesit dhe janë ndaluar keqpërdorimet. Qytetari përkundër të gjitha zhvillimeve komplekse që i kanë imponuar para së gjithash rrethanav e krijuara ndërkombëtare, krahas pandemisë me përmasa globale sot po i shijonë të mirat e kësaj qeverija në planin e brendshëm, sado që janë simbolike në dukje të parë janë reale dhe shpresa serioze për avancim e zhvillim të mëtejshëm.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm që procesi po ecën përapa ngadalë, kjo për faktin se janë pasojat e së kaluaras që po sfidojnë, por me rëndësi është që nuk po ecën mbrapa, dhe kjo është dicka e mirë dhe përmbajtësisht shpresë reale për ndryshime pozitive si shtrirje që do të mërr përmaza në dinamikën e re të zhvillimit në vitin në vazhdim dhe vitet vijuese, deri në fund të mandatit.

Ndërsa partitë tjera që gjithçka po shohin vetëm zi, ato kanë kohë që të riorganizohen dhe eventualisht stabilizohen elektoralisht, gjithnjë duke pasur parasysh nëse kanë vullnet për ndryshim pozitiv dhe përpiqen t'i ikin urgjentisht identifikimit të mëparshem që e bartin si njollë të zezë. Vija aktuale në implementim, s'do ta konkretizoj ëndrrën e tyre për pushtet politik, kot e kanë, e kotësirat asgjë nuk mundë të prodhojnë! ALTRUIZMI,mi (lat. "alter"-tjetër), është një parim moral, sipas të cilit njeriut duhet të veproje jo vetëm në dobi dhe të mirë të vetëvetes, por edhe të tjetrit apo të tjerëve. Bizneset, e atyre bossave është fjala, pak kanë mëshirë mbi ndjenjën popullore, empatinë mbi tjetrin dhe gjendjen e rëndë mbi të cilën qëndron populli. Kjo është vërtetuar e po vërtetohet gjithnjë për fat të keq!

Qeveria si kjo qendrore, po ashtu edhe ato lokale, duhet ta rrisin nivelin e kontrollimit të situatës e cila fatkeqësisht është në nivelin e shtypjes së qytetareve përmes rritjes së çmimeve për produktet bazike. Tash për tash, në këtë situatë kjo është dhe duhet të vazhdon të jetë prioritet. Këta disa bosa imoral, aq shumë e duan paranë sa edhe vetë krizën, sa më shumë ekzistencë të krizës, aq më shumë ekzistencë të përqindjes monetare. Kam vetëdije të plotë mbi objektivin apo qëllimin të cilin e ndjekin bossat aktual, e që është profiti, duke përfshi edhe atë enorm, ama jo edhe të shkelin mbi çdo kodeks moral e integritet kolektiv.

Kjo është e papranueshme, dehumane dhe mbi të cilat shpërfaq nënshtrimin e skajshëm për paranë, tamam e ashtu sic thoshte Spinoza përmes aforizmit të tij "Të duash dicka pa masë, përfundon duke bërë gjithçka për atë" . Sipas Kontit (i cili e përdori për herë të parë këtë koncept), altruizmi , d.th. ndihma ndaj të tjerëve, përkrahja e tyre, angazhimi në dobi të tjetrit etj., është kusht për mirëqenien dhe përsosjen e shoqërise, në të cilën dominon pikërisht egoizmi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".