Çfarë është shtrenjtuar në Zvicër

  • G.G /
  • 02 April 2022 - 13:34
Çfarë është shtrenjtuar në Zvicër

Me sa duket, Zvicra mundet ende të rrisë çmimet. Lufta e Ukrainës po rrit çmimet në Zvicër, si në shumë vende.

Sipas televizionit publik zviceran SRF, në shkurt 2022 çmimet e derivateve të naftës u rritën me 6,1% krahasuar me muajin paraardhës.

Kjo është më shumë se 27% më e lartë se i njëjti muaj i vitit të kaluar.

Qyteti i Yverdon-les-Bains sapo ra dakord për një rritje mesatare të çmimeve të gazit natyror prej 45% nga 1 maji për shkak të rritjes së çmimeve globalisht

Rritje të çmimeve kanë shënuar edhe veshjet dhe këpucët.

Në muajin shkurt, çmimet u rritën me 3.3% krahasuar me muajin janar.

Por tani për tani, kapuçinoja 5 CHF (5,40 dollarë) nuk është prekur. Duket se çmimet e ushqimeve dhe pijeve kanë mbetur të qëndrueshme, të paktën tani për tani. 

(Kosova Sot Online)