Avokati Gashi: Në Prokurorinë Speciale ka arritur ekspertiza shtesë për Astrit Deharin

  • E.K /
  • 07 April 2022 - 14:41
Avokati Gashi: Në Prokurorinë Speciale ka arritur ekspertiza shtesë për Astrit Deharin

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, njofton se në Prokurorinë Speciale ka arritë ekspertiza shtesë lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.

Gashi tha se nuk e dinë se çka është shkruar në ekspertizën shtesë të cilën, sipas tij, e kanë pritur që nga tetori i vitit 2020.

Postimi i tij i plotë:

Ka arritur ekspertiza shtese ne Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves ne lidhje me vrasjen e Astrit Deharit.

Ekspertiza e Institutit te Mjekesise Ligjore te Lozanes ne Zvicer e shtatorit te vitit 2019 ka eliminuar edhe hipotezen e vetevrasjes se Astrit Deharit dhe kane konstatuar se :

“ …Hipoteza e vetevrasjes se z.Dehari Astrit me mjetet e paraqitura nga mjeket ligjor nuk duket e vertete. Per kete arsye rrethanat e vdekjes se z.Dehari Astrit jane, sipas mendimit tone,te perfshira me nje dyshim te intervenimit te personit te trete ne procesin fatal…”.

Gjuha e perdorur nga ekspertet e mjekesise ligjore te Zvicres eshte gjuhe shkencore dhe mjekesore.

Ne aspketin juridiko penal eshte konfirmim i VRASJES!

Ne ende nuk e dijme se cka eshte shkruar ne ekspertizen shtese te cilen e kemi pritur qe nga tetori i vitit 2020, por jemi te sigurte se ekspertiza shtese do ta konfirmoj ekspertizen e shtatorit te vitit 2019.

Per ta vertetuar ate qe te gjithe e dinin qe Astrit Dehari eshte vrare me 05.11.2016 ne qendren e paraburgimit ne Prizren u deshen 1978  dite

65 muaj dhe;

5 vite e 4 muaj qe Aleksander Lumezi apo Blerim Isufaj te nxjerrin aktvendim per zhvillim te hetimeve per vrasjen e aktivistit te LEVIZJES VETEVENDOSJE Astrit Dehari i cili u vra per arsye politike dhe qe te fillohet me arrestimin e vrasesve, shtytesve ne vrasje, dhe atyre qe e fshehen vrasjen deri ne diten e sotme.

(Kosova Sot Online)