“Lulëzojnë” paratë e falsifikuara në Kosovë

  • E.K /
  • 09 April 2022 - 10:18
“Lulëzojnë” paratë e falsifikuara në Kosovë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për tre raste të falsifikimit të parasë.

Rasti i parë sipas Policisë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku një grua zyrtare në bankë, ka raportuar se është deponuar një kartëmonedhë prej 100 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.

Kurse, rasti i dytë ka ndodhur më 31 mars, po ashtu në Prishtinë. Siç bëhet e ditur një zyrtare e bankës ka njoftuar se nga një klient i bankës është deponuar një kartëmonedhë prej 100 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)