Ligji për Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të sjell tërmet!

 Ligji për Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të sjell tërmet!

Hajrullah Tërnava

  • 09 April 2022 - 09:14

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava

Është për të besuar se miratimi i këtij ligji dhe ligjeve tjera në fuqi do të kontribuojnë që të zbulohen dhe zhvishen nga pasuria e plaçkitur të gjithë ata që janë pasuruar dhe kanë krijuar biznese duke abuzuar me pushtetin. Sipas Ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu, me Ligjin e ri për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme nuk do të përjashtohet askush nga zyrtarët publik të të gjitha niveleve, madje as ish-krerët e UÇK-së që aktualisht po akuzohen në gjykatën e Hagës.

Është koha që të flitet pak e të veprohet shpejte që të mos vonohet por miratohet Ligji për Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, dhe sa më parë të fillohet luftimi i krimit në përgjithësi. Me këtë ligj i hapet rrugë konfiskimit të të pasurisë së pajustifikueshme ku të fortit e shtetit janë pasuruar skajshmërisht duke na shitur moral patriotik dhe ligjor, derisa gjatë zgjedhjeve e kërkojnë votën nga elektorati për ta qeverisur vendin me premtime se do ti luftojnë të gjitha të këqijat në këtë vend, e që në realitet po këta mashtrues janë vetë shkelësit më të paskrupullt të ligjeve në këtë vend.

Këta ish pushtetar janë ata që me ato veprime kriminale e kanë izoluar këtë shtet në tërësi nga bota demokratike, prandaj nuk është për tu habitur pse tani Kosova po gjendet në këtë situatë kaq të rëndë si shteti më i izoluar nga bota. Me miratimin e Ligjit për konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme dhe fillimit të luftimit të krimeve në fjalë, edhe premtimet e dhëna në zgjedhjet e fundit elektoratit se do ta luftojnë krimin në përgjithësi, elektorati do të bindet se kjo qeveri në pushtet po e mbanë fjalën e dhënë, dhe prapë në zgjedhjet e radhës do ta ketë votën në shumicë, mbase akoma më lart përtej 51% sa e fitoj në zgjedhjet e fundit. Të korruptuarit nuk po e mirëpresin miratimin e Ligjit për Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, prandaj kjo është një shenjë paralajmërimi se vërtetë me miratimin e këtij ligji do të krijohet një tërmet i madh i përmbysjes së biznesmenëve të mafio politikës.

Miratimi i Ligjit për Konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme është paralajmëruar për dërgim të shpejtë në Kuvend nga Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Është për të besuar se miratimi i këtij ligji dhe ligjeve tjera në fuçi do të kontribuojnë që të zbulohen dhe zhvishen nga pasuria e plaçkitur të gjithë ata që janë pasuruar dhe kanë krijuar biznese duke abuzuar me pushtetin. Sipas Ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu, me Ligjin e ri për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme nuk do të përjashtohet askush nga zyrtarët publik të të gjitha niveleve, madje as ish-krerët e UÇK-së që aktualisht po akuzohen në gjykatën e Hagës.

Ajo ka thënë se verifikimi i ligjshmërisë së pasurisë së krijuar nga njerëz në institucionet publike është fare i thjeshtë dhe i realizueshëm sepse me pagat e zyrtarëve të lartë në Kosovë askush nuk ka mundur të bëhet milioner ashtu siç ka ndodhur më parë, pavarësisht faktit që disa nga ata kanë pasur paga super të majme, por që kur bëhet fjalë për investim në biznes, ajo është e pa mundur me paga të tilla, sepse duhet theksuar faktin që edhe me 1200 apo 1500 euro, qoftë të Presidentit apo Kryeministrit, nuk mund të bëhesh as milioner e as të kesh biznese.

Ajo madje ka thënë se në Kosovë është keqpërdorur pozicioni që kanë pasur zyrtarët, kështu që askush nuk është imun nga kontrollimi i pasurisë, edhe unë, edhe ata, Thaçi e Veseli, edhe të gjithë të tjerët. Qëllimi kësaj Qeverie, është që me legjislacionin e ri ti fuqizoj institucionet në kuptimin që ato të merren edhe me pasuritë e politikanëve të cilat nuk mund t’i justifikojnë ato mega pasuri që i kanë krijuar në karrierën e tyre politike dhe me të ardhurat e përfituara në mënyrë legale nga buxheti I shtetit. Me një luftim serioz pas miratimit te ligjit në fjalë, populli do të ishte më i lumtur dhe më i kënaqur sepse do e kupton realitetin e qeverisjes së këtij vendi, vendosmërinë për ti luftuar të gjitha ato të këqija që janë shtresuar që nga pas lufte e deri më tani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".