Biznesmeni shqiptar vdiq në aksident, mesazhi i të fejuarës italiane: Doja të vdisja edhe unë

  • E.K /
  • 11 April 2022 - 11:43
Biznesmeni shqiptar vdiq në aksident, mesazhi i të fejuarës italiane: Doja të vdisja edhe unë

Një biznesmen shqiptar, me origjinë nga Durrësi, humbi jetën në një aksident në Itali. Viktima quhet Lorenc Beqari dhe ishte 45 vjeç.

Sipas medieve italiane,ai humbi jetën të shtunën teksa po shkonte për të takuar të fejuarën e tij.

Makina e tij kishte dalë nga rruga dhe ekziston dyshimi se shkak për aksidentit mund të jetë bërë një sëmundje e papritur e tij.

Biznesmeni ishte i fiksuar me makinën e tij Alfa Romeo, me të cilën humbi jetën.

Sipërmarrësi nga Durrësi ishte i fejuar me një personazh të njohur të TV në Itali. Bëhet fjalë për Sandra Tampieri.

Ajo ka postuar një mesazh prekës pas vdekjes së biznesmenit.

“Sot për mua është një ditë në të cilën do të doja të vdisja, sepse i dashuri im humbi jetën në një aksident me makinë teksa po vinte në Forli. Ai kishte një orë që nuk po më përgjigjej në telefon, gjë që e bënte gjithmonë. Hipa në makinë dhe shkova në Ravegnana. Policia kishte bllokuar rrugën dhe unë kisha një ndjenjë të tmerrshme. Lorencino im kishte vdekur, njeriu me të cilin kisha jetuar vitin më të bukur të jetës sime, atë që doja mbi veten time. Ishte një dashuri e fortë, edhe ai më donte dhe donte të jetonte pjesën tjetër të jetës me mua. Kur dëgjova lajmin, më dërguan në spital dhe sot në mëngjes shkova te prindërit e tij sepse për mua mbeten familja ime e vërtetë. Edhe djali im po qan sepse ai e donte dhe mendonte se ishte njeriu i duhur për mua. Nuk e di nëse do ia dal miq, qëndroni pranë meje, do të doja të vdisja edhe unë”.

(Kosova Sot Online)