Selmanaj i bindur: Opozitë më të mirë s’ka pasur kurrë Kosova

  • A.P /
  • 12 April 2022 - 18:06
Selmanaj i bindur: Opozitë më të mirë s’ka pasur kurrë Kosova

Driton Selmanaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë sot se Kosova asnjëherë nuk ka pasur opozitë më të moderuar sesa kjo e kësaj legjislature.

Ai  ka thënë se janë duke e lënë Qeverinë që të punojë dhe nuk po e pengojnë.

“Ne po i lëmë me punu. Nuk jemi duke i pengu. Opozitë më të moderuar nuk besoj që ka pasur Kosova në 20 vitet e fundit”, tha ai.

Selmanaj është përgjigjur edhe rreth komenteve që e kanë cilësuar opozitën e kësaj legjislature të dobët.

“Cilësime të tilla ndoshta edhe nuk janë tërësisht të padrejta,. Mund të kemi elemente edhe ku pajtohemi, por ma të moderuar nuk ka pasur asnjëherë. Po i shfrytëzojmë instrumente e kontrollit parlamentar. Asnjëherë fjalor fyes, demonstrues, asnjëherë mjete të dhunës, sulm mbi kryeministrin dhe familjen e tij”, deklaroi ai.

Ai e përmendi edhe sulmin në shtëpinë e ish-kryeministrit Isa Mustafa

“Në të kaluarën ka ndodhur që edhe shtëpitë private janë sulmuar. As nuk mendojmë me hudh gaz lotsjellës dhe me ndjek kryeministrin me gaz në fytyrë e as me gju me vezë”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)