Këto janë pesë gjetjet e zviceranëve për rastin Dehari

  • E.K /
  • 14 April 2022 - 15:09
Këto janë pesë gjetjet e zviceranëve për rastin Dehari

Prokuroria Speciale ka publikuar sot pesë gjetjet e ekspertizës shtesë të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrrës, lidhur me rastin e Astrit Deharit.

Konkluzoni i parë është se objektet që kanë qenë në kontakt me viktimën në një moment të afërt me vdekjen nuk kanë treguar profil të ADN përveç të Deharit.

Në konkluzionin e fundit thuhet se “e vetmja mënyrë për të gjetur prova të mundshme do t’ishte të riekzaminohet trupi pas një exhumimi(zhvarrosje)”, por se nuk e rekomandojnë.

“Në bazë të të gjitha elementeve që kishim në dispozicion dhe pas analizave të kryera në laboratoret e QURML dhe të Shkollës së Shkencave Kriminilogjike (ESC) mund t’i nxjerrim këto konkluzione:

1. Analizat ADN të ndërmarra mbi objektet që kanë qenë në kontakt me viktimën në një moment të afërt me vdekjen (brisk roje, stilolaps i lidhur me një lidhëse këpucash dhe një pjesë metali), nuk kanë treguar profil të ADN përveç së atij të z.Astrit DEHARIT.

2. Ekzaminimi i fotografive të objekteve ka treguar se nuk është nxjerr asnjë gjurmë të gishtave që ka mundur të përdoret. Gjithashtu ekzaminimi i objektve fizike  (shishja e plastikës #5, brisk roje #13, stilolapsi i lidhur për lidhësen e këpucës #14 dhe pjesa e metaltë #17)k kanë treguar se tentative të reja për të gjetur gjurmë të gishtave në këtë objekt nuk ishin relevante.

3. Analizat toksikologjike plotësuese të gjakut perifrik të Astrit DEHARIT kanë treguar praninë e metabolit të kafeinës dhe mosprani të etanolit.

4. Nuk rekomandojmë analiza plotësuese në fushën e gjenetikës, të daktiloskopisë dhe të toksikologjisë.

5. Trupi i të ndjerit përbën provën më të rëndësishme, por edhe provën e cila më së paku është përdorur. E vetmja mënyrë për të gjetur prova të mundshme do t’ishte të riekzaminohet trupi pas një exhumimi (zhvarrosje). Megjithatë duke e pasur parasysh sa kohë ka kaluar dhe sa e rëndë është kjo masë, nuk e rekomandojmë.

Materiali i cili është vënë në dispozion të QURML do të ruhet duke pritur udhëzime të reja nga prokuroria”, thuhet në konluzionet që ka publikuar Prokuroria.

(Kosova Sot Online)