
Gashi-Goranit: Mos më merr në pyetje, thuaj çka ke me thënë

Analisti Shkëlzen Gashi dhe gazetari Dukagjin Gorani ka pasur një përplasje sa i përket raportit të DASH’it.
Gashi tha se raporti i vitit të kaluar dhe i atij të sivjetëm është i njëjtë, përderisa mori reagim nga Gorani.
Gorani tha se nëse raporti i këtij viti nuk ka ndryshuar me atë të vitit të kaluar, atëherë ky është lajm i keq.
Më posghtë gjeni një pjesë të debatit mes Gorani dhe Gashit:
Dukagjin Gorani: A mos po mendon se mete pa thon diçka?
Shkëlzen Gashi: Po, po menoj
Dukagjin Gorani: A po don me ia jep vetes një volt 5 minutëshe?
Shkëlzen Gashi: Jo, s’po du me ja dhon. Jepja ti edhe një rend si ma heret 20 minuta, e tani une foli mandej.
Gorani: Është e drejtë e jotja me mendu që dy të kqija e bojnë një të mirë, mirëpo për faktin që është e drejtë e jotja nuk dmth që është e vërtet. Nëse raporti i vitit kalum nuk dallon prej raportit të vitit të sivjem ai është i keq
Gashi; Jo nuk është qashtu. S munden me kon krejt paragrafat e njësoj.
Gorani: Që do të thotë nuk është i vërtet?
Gashi: Që do të thotë gjendja ka ndryshu, edhe ata që e hartojnë raportin duhet me përditsu. Nuk mundesh me thon korrupsioni vazhdon të mos ndëshkohet në Kosovë. Nuk mundesh me citu të njëjtin sen. Po ti edhe mundesh, por nuk është e vërtet.
Gorani: Nuk mundet departamenti i shtetit me citu?
Gashi; Mundet le ta citon, por nuk ësjhtë korrekt.
Gorani: Mundet, mirëpo s’është e vërtet apo?
Gashi: Hajde de tash thuj qa ki me thon, mos na merr kohë ma shumë ktu. Mos më bo pytje, une e marr fjalen kur te kryjsh ti. U kry puna.
(Kosova Sot Online)