Kryhet operim i rrallë në QKUK

  • A.P /
  • 15 April 2022 - 20:30
Kryhet operim i rrallë në QKUK

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, është kryer një operacion i rrallë dhe i ndjeshëm- për herë të parë në Kosovë.

Kirurgu vaskular nga Vushtrria Dr. Driton Parduzi, i asistuar nga ekipi i anesteziologëve dhe ekipi i urologëve, kanë operuar një paciente të moshës 65 vjeçare me aneurizëm të Aortës Abdominale dhe me Ren Arkuata (veshka në formë të patkoit.

Aneurizma e Aortës Abdominale me koekzistencë me Ren Arkuata është shumë e rrallë, ndodh vetëm në 0.12% të rasteve në botë.

Pas trajtimit disa ditor në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, pacientja është liruar për në shtëpi me gjendje stabile shëndetësore.

(Kosova Sot Online)