Lexoni edhe:
Operacion i madh antidroge në Mitrovicë
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar me ambasadoren amerikane të Britanisë së Madhe, Linda Thomas-Greenfield.
Gërvalla tha se temë bisede me ambasadoren amerikane ishte kriza aktuale e sigurisë dhe ndikimi i mundshëm i saj në Ballkanin Perëndimor.
Operacion i madh antidroge në MitrovicëLexoni edhe:
“Ishte kënaqësi të shkëmbenim mendime rreth krizës aktuale të sigurisë dhe efekteve të saj të mundshme të përhapjes në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.
Nga ana tjetër, Thomas-Greenfield është shprehur mirënjohëse për kontributin e Kosovës në mikpritjen e refugjatëve afganë, si dhe përkrahjen që po e jep tash për popullin e Ukrainës.
“Kënaqësi të takoja zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Shwarz. I shpreha vlerësimin tim për ndihmën e Kosovës në mikpritjen e afganëve që kishin nevojë – dhe mbështetjen e popullit të Ukrainës gjatë pushtimit brutal të Rusisë”, ka shkruar ambasadorja amerikane.
Gërvalla po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit që mbahet këtë të mërkure.
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të mërkurën pasdite në New York, për të shqyrtuar raportin e radhës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres rreth punës së UNMIK-ut.
Gërvalla në këtë mbledhje pritet të flasë rreth progresit të arritur në vend, qasjes së Serbisë dhe rreziqeve që i kanosen rajonit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.
Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Republika e Shqipërisë, e cila që nga janari i këtij viti është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për periudhën kohore 2022-2023.
(Kosova Sot Online)