Ngjarjet e datës 21 prill 2022

  • E.K /
  • 21 April 2022 - 08:18
Ngjarjet e datës 21 prill 2022

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.

Ngjarjet e datës 21 prill 2022:

– Mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë, i cili bashkon 16 kompani nga Austria me kompani nga Kosova nga dhjetë sektorë të ndryshëm, me qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë.(Hotel Emerald, ora 9:00)

– Korporata e Ndërkombëtare Financiar në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës organizon një takim të nivelit të lartë me temë “Sigurimi i Bujqësisë- Rritja e bujqësisë në Kosovë duke menaxhuar me rreziqet e motit”. (https://ëëë.facebook.com/mjedratnekosove, ora 10:00)

– Projekti DEMOS mban tryezë të rrumbullakët me qëllim të diskutimit mbi rolin e mediave në qeverisjen lokale, si dhe eksplorimin e fushave të bashkëpunimit për ta bërë qeverisjen lokale temë të diskursit publik. (Hotel International, ora 10:00

– Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mban mbledhjen e radhes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

– Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri, Teatri i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor i Republikës së Shqipërisë do të realizojë turneun historik në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut dhe me ketë rast do të mbahet konferencë për media. (Objekti i Komunës së Gjakovës, ora 12:30)

– Me rastin e Ditës së Tokës, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama se bashku me FSK-në, Zjarrfikësit dhe Policinë do të marrin pjesë në pastrimin e Tullëtores. (Kodra e Trimave, ora 13:00)

– Mbahet takimi i 214-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 14:00)

– Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon ceremoninë për shënimin e “Ditës Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit”, në të cilën merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. (Hotel Emerald, ora 17:00)

(Kosova Sot Online)