Ambasadori francez në OKB takon Gërvallën: Franca e mbështet dialogun me Serbinë

  • G.G /
  • 21 April 2022 - 12:10
Ambasadori francez në OKB takon Gërvallën: Franca e mbështet dialogun me Serbinë

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës së saj në SHBA ku po merr pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, është takuar me ambasadorin francez në OKB, Nicolas de Rivière.

Ky i fundit takimin me Gërvallën e cilësoi si produktiv dhe nuk hezitoi t’i tregojë ministres kosovare se vendi i tij vazhdon ta mbështesë Kosovën dhe dialogun që ajo po zhvillon me Serbinë.

“Një takim produktiv me zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz. E rikonfirmova mbështetjen e Francës për dialogun e lehtësuar nga BE-ja në mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe për perspektivën europiane të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Rivière në Twitter.

Gërvalla dje ka mbajtur një fjalin në KS të OKB-së ku tha se Serbia dhe Rusia janë kërcënimet më të mëdha të stabilitetit në Ballkan.

(Kosova Sot Online)