Gjendet i vdekur një qytetar në oborrin e shtëpisë së tij në Vushtrri

  • A.P /
  • 21 April 2022 - 21:50
Gjendet i vdekur një qytetar në oborrin e shtëpisë së tij në Vushtrri

Një 85-vjeçar është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij gjatë orëve të mbrëmjes në Vushtrri.

Rastin  e ka konfirmuar, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë, i cili tha se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Në orët e mbrëmjes së datës 21 prill 2022, në Stacion Policor në Vushtrri, nga ana e familjarëve  është raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre  është gjetur pa shenja jete viktima i moshes 85 vjeçar.  

Njësitë relevante policore dhe ekipa mjeksore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i rastit me urdhër të të cilit trupi i pajetë  dërgohet në IML për obduksion”, tha ai.


(Kosova Sot Online)