LDK mban konventën e partisë më 29 dhe 30 prill

  • E.K /
  • 22 April 2022 - 13:56
LDK mban konventën e partisë më 29 dhe 30 prill

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konventën e partisë me 29 dhe 30 prill të këtij viti.

Kjo gjë është konfirmuar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Ai tha se të ftuar në këtë konventë do të jenë të gjithë anëtarët e strukturave të LDK-së.

“Është marrë vendim që të thireret konventa programore e LDK-së me datë 29 dhe 30 prill të këtij viti. Në këtë konventë programore më të madhen të organizuar LDK-ja do të ftohen të gjithë anëtarët e Kuvendit të LDK-së, do të jenë gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, deputetët, kryetarët e komunave nga radhët e LDK-së, 209 asamblistët e pushteteve lokale të LDK-së, anëtarët e forumit të rinisi, forumit të gruas, dhe gjitha strukturat tona në një punim dy ditor kur do të nisim organizimin e programit tonë politik vetëqeverisës për Kosovën”, tha ai.

Abdixhiku konfirmoi se pas kësaj Konvente do të nisin edhe konsultimet e brendshme dhe takimet me qytetarët e grupet e tjera të interesit.

“Pas konventës do të nisin konsultimet e brendshme me qytetarët në qytetet e Kosovës, me grupet e interesit për të marrë brengat, mendimet, pikëpamjet e tyre për çështje jetike për ta dhe do ta nisim procesin konsultativ me ekspertë të fushave gjithandej”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)