Latifi takohet me profesionistë shëndetësor në Norvegji

  • A.P /
  • 24 April 2022 - 14:33
Latifi takohet me profesionistë shëndetësor në Norvegji

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, u takua me mjekë dhe profesionistë shëndetësor shqiptarë të cilët jetojnë dhe veprojnë në Norvegji.

Takimi në formën e bashkëbisedimit u realizua në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Oslo, me ç’rast u trajtuan tema dhe problematika të ndryshme të shëndetësisë së Kosovës.


(Kosova Sot Online)