Gjendet një granatë e vitit 1941 në Maliq

  • E.K /
  • 25 April 2022 - 11:48
Gjendet një granatë e vitit 1941 në Maliq

Një granatë është gjetur  në një zonë të Maliqit. ABC mëson se bëhet fjalë për një granatë që daton që nga Lufta e Dytë Botërore.

Granata u gjet në afërsi të një banese në pronësi të Astrit Qelasit, në fshatin Valiterne. Mendohet se granata të jetë e vitit 1941.

Pas konstatimit u njoftua policia dhe ju bë kërkesë Ministrisë së Mbrojtjes për demonitimin e saj.

(Kosova Sot Online)