Tahiri për sharjen me robë në Kuvend: S’ishte për ndonjë deputet në veçanti dhe s’kishte qëllim fyerjen

  • G.G /
  • 28 April 2022 - 14:01
Tahiri për sharjen me robë në Kuvend: S’ishte për ndonjë deputet në veçanti dhe s’kishte qëllim fyerjen

Deputeti nga radhët e PDK’së, Abelard Tahiri, ka kërkuar sërish falje pasi gjatë seancës së sotme shau me robë deputetët e opozitës.

Ka thënë se “reagimi verbal” s’ishte drejtuar ndaj asnjë deputeti në veçanti dhe se s’kishte për qëllim fyerjen e askujt.

“Për kërkim falje të sinqertë nuk ka nevojë për arsyetime, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithëve, për një reagim verbal të atypëratyshëm gjatë seancës së sotshme, i cili si i tillë nuk ishte i drejtuar ndaj asnjë deputeti në veçanti dhe as nuk kishte për qëllim fyerjen e askujt, si dhe i cili reagim nuk përfaqëson as qëndrimin tim politik si deputet dhe as karakterin tim personal si qytetar”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, Tahiri, është dëgjuar duke i sharë deputetët e pozitës me robë pasi mikrofoni i tij ishte i ndezur por që s’ishte lejuar të flas nga zhurma e deputetëve të VV-së.

Tahiri u ngrit në këmbë dhe u dëgjua duke sharë.

““Hajde ma shumë, ma shumë. A rob’t jua q***”.

Pas sharjes, deputeti Tahiri ka kërkuar falje.

https://www.facebook.com/OfficialAbelardTahiri/posts/540343577471522

(Kosova Sot Online)