Përparim Rama publikon imazhet e para të Rrugës A

  • A.P /
  • 29 April 2022 - 21:00
Përparim Rama publikon imazhet e para të Rrugës A

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka publikuar sot imazhet e para se si do të duket Rruga A.

Ai ka thënë se në kuadër të këtij projekti përfshihet rruga me të gjitha instalimet nëntokësore.

“Në kuadër të këtij projekti përfshihet rruga me të gjitha instalimet nëntokësore. Rruga do të jetë me tri korsi në një drejtim. Për autobus do të ketë korsi të veçantë ndërsa dy korsitë tjera do të shfrytëzohen për vetura. Rruga do të ketë shtegun e biçiklistave dhe trotuarin afër saj. Po ashtu do të ketë tre shtigje të hapësirave gjelbëruese”, ka shkruar Rama

Sipas tij, Rruga A, do të ndihmojë dukshëm në shkarkimin e trafikut të Prishtinës së Re, në të cilën ndërtimi i segmentit të LOT I do të kushtojë rreth 8 milionë euro.

“LOT I, do të përfshijë segmentin nga “Veterniku” deri të vazhdimi i Rrugës B”, ka shkruar në fund.

(Kosova Sot Online)