Pa ujë e me kufoma nën rrënoja, ukrainasit në Mariupol në rrezik nga epidemitë vdekjeprurëse

  • E.K /
  • 30 April 2022 - 14:58
Pa ujë e me kufoma nën rrënoja, ukrainasit në Mariupol në rrezik nga epidemitë vdekjeprurëse

Banorët ukrainas që kanë mbetur të bllokuar në qytetin e Mariupolit po përballen me kërcënimin e sëmundjeve, përveç bombardimeve nga forcat ruse. Ata janë në mungesë edhe të ushqimit dhe ujit, paralajmëruan zyrtarët ukrainas të shtunën, duke i përshkruar kushtet e jetesës në qytet si “mesjetare”.

Rreth 100,000 banorë të Mariupolit janë në rrezik të epidemive vdekjeprurës si kolera, dizenteria dhe Escherichia coli dhe kjo jo vetëm për shkak të granatimeve, por edhe për shkak të kushteve të patolerueshme të jetesës dhe kushteve josanitare”, thuhet në një postim të Parlamentit të Ukrainës në Twitter.

“Temperatura e ajrit tashmë ka arritur në 20 gradë. Epidemi të fuqishme dhe vdekjeprurëse mund të shpërthejnë së shpejti në qytet – për shkak të mungesës së furnizimit të centralizuar me ujë dhe kanalizimeve, dekompozimit të mijëra kufomave nën rrënoja dhe mungesës katastrofike të ujit dhe ushqim”, tha parlamenti.

“Okupatorët nuk mund t’i sigurojnë popullatës ekzistuese ushqim, ujë dhe ilaçe. Ata bllokojnë të gjitha përpjekjet për evakuim. Dhe pa u evakuuar, njerëzit do të vdesin. Tani në Mariupolin e shkatërruar, ka kushte mesjetare të jetesës. Nevojitet evakuim i menjëhershëm”. 

(Kosova Sot Online)