Merret vendim për lehtësimin e masave anti-covid

  • E.K /
  • 30 April 2022 - 15:32
Merret vendim për lehtësimin e masave anti-covid

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot për lehtësimin e masave kundër Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka njoftuar se situata epidemiologjike në Kosovë është stabile dhe për këtë arsye masat do të lehtëson.

Duke mos bërë të ditur se cilat masa do të lehtësohen, Latifi ka kërkuar nga kabineti qeveritar që të votojnë për lehtësimin e masave të përgjithshme të vendosura kundër Covid-19.

“Ne jemi në situatë që të kërkojmë nga Qeveria që t’i lehtësojmë masat që kemi pasur deri më tash për Covid-19. Masat e përcaktuara me këtë propozim-vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll dhe përkundër të dhënave ne raport me infeksionin me Covid-19. Dokumentacioni përmban të gjitha të dhënat edhe informatat e nevojshme për mnarrjen e vendimit”.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti tha se lehtësimi i masave është bërë në koordinim me IKSHPK-në.

“MSH në bashkëpunim me IKSHPk-në ka vlerësuar situatën epidemiologjike në vend. Sipas raporteve të fundit të IKSHPK-së, situata epidemiologjike është stabile dhe rekomandojnë lehtësimin e masave ekzistuese”, ka thënë Kurti. 

(Kosova Sot Online)