Kurti prezanton nismën për anëtarësimin e Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave

  • E.K /
  • 30 April 2022 - 14:44
Kurti prezanton nismën për anëtarësimin e Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë tha se do ta shqyrtojnë nismën për anëtarësim të Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave apo Konventën e Parisit.

Kurti para kabinetit qeveritar tha se me anëtarësimin e Kosovës bëhet faktorizimi në skenën ndërkombëtare përmes prezantimit të burimeve njerëzore.

“Ne po ecim përpara me reformat në drejtësi dhe ekonomi, po ecim përpara me nisma të tjera që kanë për qëillim promovimin e Kosovës, një të tillë do ta shqyrtojmë tani në mbledhjen e qeverisë,  atë për anëtarësimin e Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave, apo aderimin në Konventen e Parisit që ka për qëllim përfundimtar faktorizimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare përmes prezantimit të burimeve njerëzore, kulturore dhe potencialeve ekonomike si dhe avantazheve për investime në vendin tonë”, tha ai në mbledhjen e qeverisë

(Kosova Sot Online)