Hoxha Enis Rama: Është gabim të vizitohen varrezat për Bajram

  • A.P /
  • 02 May 2022 - 22:30
Hoxha Enis Rama: Është gabim të vizitohen varrezat për Bajram

Enis Rama, kryetar i BIK’ut për Mitrovicën mes tjerash sqaroi një traditë që e kanë familjet shqiptare e që sipas tij është e gabuar.

Ai ka thënë se vizita në varreza për Bajram është gabim dhe nuk është në një linjë me objektivat e festës.

“Nganjëherë njerëzit bajn veprime që e prishin atmosferën e gëzimit. Një prej atyre është, unë e di që është traditë te na dhe nuk po di me hy në plagë të askujt, mos te keqkuptohem, por vizita të varrezat për Bajram nuk është e duhura. Një vit ke me i vizituar varrezat, ata pas Bajrami nuk çohen, ata qaty janë”, ka thënë Rama.

Ky i fundit thotë se ky veprim bie ndesh me objektivin që ka Bajrami.

“Unë mendoj se nuk është në përputhje me objektivin e bajramit. Ata nuk presin vizitë nga ne ditën e Bajramit”, ka thënë Rama.


(Kosova Sot Online)