“Janë vërejtur njolla gjaku”, Policia tregon se çka gjeti afër shtëpisë së 26-vjeçarit që vdiq në Suharekë

  • G.G /
  • 03 May 2022 - 08:58
“Janë vërejtur njolla gjaku”, Policia tregon se çka gjeti afër shtëpisë së 26-vjeçarit që vdiq në Suharekë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vdekjen e 26-vjeçarit në fshatin Greikoc të Suharekës. Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Sipas raportit 24 orësh, i riu ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit i plagosur me armë zjarri.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një kallash, një karikator dhe tre fishek, ku janë vërejtur edhe disa njolla gjaku.

“Fsh. Greikoc, Suharekë 02.05.2022 – 15:55. Në spitalin rajonal në Prizren është sjell i plagosur me armë zjarri një mashkull kosovar. Si pasoj e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes në afërsi të shtëpisë së viktimës është gjetur dhe sekuestruar një armë AK 47, një karikator dhe tre fishek si dhe janë vërejtur disa njolla gjaku. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia.

Për vdekjen e të riut, ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi.

Ajo ka zbuluar se 26-vjeçari ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj.

Bytyqi e cila vjen nga kjo komunë shtoi se Haxhaj ishte djalë punëtor e aktivist i pashembullt.

“Pikëllues dhe i rëndë lajmi për vdekjen tragjike të Faton Haxhaj, djalit të dëshmorit Haxhi Haxhaj nga Grekoci i Suharekës. Fatoni ishte një djalë punëtor, i dashur e aktivist i pashembullt. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën. Dritë të pastë shpirti Faton!”, ”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Për rastin ka reaguar edhe i pari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

 Muharremaj tha se Haxhaj ishte prej djemve të rrallë, të cilit ia admironte energjinë për jetën.

“Fatoni është prej atyne djemve të rrallë, që ua kam admiru energjinë për jetën. E kam pa më veçantë natyrisht, sepse ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj. Ditë të vështira po përjetojmë. Megjithate duhet ta gjejmë forcën që ta tejkalojmë dhimbjen. Ngushllime Familjes Haxhaj”, ka shkruar Muharremaj.

https://www.facebook.com/albana.bytyqi.338/posts/973080723570241

(Kosova Sot Online)