Një fëmijë 6-vjeç u lëndua në aksidentin në rrugën Prishtinë-Gjilan

  • G.G /
  • 03 May 2022 - 09:16
Një fëmijë 6-vjeç u lëndua në aksidentin në rrugën Prishtinë-Gjilan

Dje në rrugën Gjilan-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin lëndime trupore ka pësuar edhe një fëmijë 6-vjeç.

“Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari, pasagjerja në veturën e tij, si dhe drejtuesi i veturës tjetër së bashku me bashkë udhëtaren e tij viktimën femër kosovare dhe një fëmijë 6 vjeçar mashkull kosovar”, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Rr. Prishtinë-Gjilan (NN) 02.05.2022 – 15:45. Dy vetura me targa vendore me drejtues i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima mashkull kosovar janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari, pasagjerja në veturën e tij, si dhe drejtuesi i veturës tjetër së bashku me bashkë udhëtaren e tij viktimën femër kosovare dhe një fëmijë 6 vjeçar mashkull kosovar. I dyshuari dhe pasagjerja/viktima janë dërguar në QKUK ku me vendim të prokurorit i dyshuari është ndalur dhe është nën kujdesin e policisë. Viktimat mashkull dhe femër kosovar janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Serbi, ndërsa fëmiu është liruar.

(Kosova Sot Online)