Rusia sulmon kompleksin industrial Azovstal në shenjë ‘hakmarrjeje’

  • A.P /
  • 03 May 2022 - 17:00
Rusia sulmon kompleksin industrial Azovstal në shenjë ‘hakmarrjeje’

Ne kemi raportuar se Rusia ka rifilluar sulmin e saj në kompleksin industrial Azovstal pas një armëpushimi që lejoi largimin e qindra civilëve.

Sipas agjencisë së lajmeve RIA, Ministria ruse e Mbrojtjes tha të martën se trupat ruse filluan të bombardojnë fabrikën e çelikut në Mariupol pasi ushtarët ukrainas u zhvendosën në pozicionet e qitjes, raporton BBC.

Me shpalljen e armëpushimit, përfituan ushtarakët e Azov dhe ukrainas, të vendosur në uzinë. Ata dolën nga bodrumi, zunë pozicione zjarri në territor dhe në ndërtesat e fabrikës.

“Tani njësitë e ushtrisë ruse dhe Republikës Popullore të Donetskut, duke përdorur artileri dhe aviacion, kanë filluar të shkatërrojnë këto pozicione zjarri”, tha ministria për agjencinë e lajmeve RIA.

(Kosova Sot Online)