Revista britanike: Frikë në Rusi, dyshohet se ish-gjeneralë e zyrtarë të KGB-së po përgatisin grusht-shtet

  • G.G /
  • 04 May 2022 - 11:49
Revista britanike: Frikë në Rusi, dyshohet se ish-gjeneralë e zyrtarë të KGB-së po përgatisin grusht-shtet

Në Moskë po qarkullojnë thashetheme se një numër ish-gjeneralësh dhe zyrtarësh të KGB-së po përgatiten të largojnë presidentin rus Vladimir Putin dhe planifikojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë, e cila shihet gjithnjë e më shumë në të gjithë Rusinë si një gabim strategjik dhe – mbi të gjitha – një fatkeqësi ekonomike.

Kreu i ish-punëdhënësit të Putinit – shërbimi rus i sigurisë, FSB – thuhet se është aq i frustruar për mungesën e përparimit ushtarak në Ukrainë, saqë për këtë ka kontaktuar me një numër gjeneralësh dhe ish-zyrtarë të ushtrisë, sipas analistëve të ndryshëm dhe raporteve të mediave lokale.

Në veçanti, një grup i quajtur “Siloviki” – i cili përbëhet nga ish-oficerë të FSB-së që janë aktivë në politikën ruse – thuhet se po përpiqet fort të zëvendësojnë Putinin, së bashku me ish-oficerë nga GRU, KGB dhe FSO, njësi të tjera të inteligjencës ruse.

Ideja që një grushtshteti mund të jetë i pashmangshëm forcohet edhe më shumnë për shkak të aktivitetit të mediave sociale në të gjithë Rusinë dhe Europën Lindore, që janë mbingarkuar në  24 orët e fundit, shkruan revista britanike “City A.M.”.

Për më tepër, analistë, brenda dhe jashtë Rusisë, thonë se të gjitha shenjat tregojnë se Putini do të përballet me një grusht-shtet shumë shpejt.

Raportohet se presidenti rus është “shumë i shqetësuar” dhe se ka rritur sigurinë brenda dhe rreth Kremlinit.

“A ka rëndësi? Ka shumë rëndësi”, ka thënë eksperti rus i sigurisë Andrei Soldatov tha për The Center for European Policy Analysis.

“Presidenti rus ka qenë duke u përgatitur për një grushtshtet që disa javë derisa është përballur me kritikë të egër për “operacionin special” të tij në Ukrainë dhe ai ka pastruar rreth 150 spiunë”, ka thënë Soldatov.

Gjithashtu, thashetheme po sillen edhe rreth shëndetit të Putinit që nga nisja e luftës. Në një numër videosh, presidenti rus po shihet i lodhur dhe i irrituar.

(Kosova Sot Online)