Bushati pas takimeve në Berlin: Dialogu duhet finalziohet me një marrëveshje me njohje reciproke

  • E.K /
  • 05 May 2022 - 14:18
Bushati pas takimeve në Berlin: Dialogu duhet finalziohet me një marrëveshje me njohje reciproke

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka thënë se është inkurajuese të shihet që Gjermania iu është rikthyer përpjekjeve për të rinisur dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, në një kohë të veçantë për sigurinë e Evropës.

Bushati thotë se pas shumë vitesh negociata, procesi duhet të finalizohet me një marrëveshje që në qendër ka marrëveshjen reciproke, dhe e cila do të qartësonte rrugën evropiane për Kosovën dhe Serbinë.

“Është inkurajuese të shohësh Gjermaninë duke bërë përpjekje për të rikthyer Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut në këtë moment të veçantë për mjedisin e sigurisë në Evropë. Pas shumë vitesh ky proces duhet të finalizohet me një marrëveshje të përqendruar rreth njohjes reciproke që hap rrugën e BE-së për Kosovën dhe Serbinë”, ka shkruar Bushati.

(Kosova Sot Online)