
Ambasadorja amerikane uron shqiptarët për ditëlindjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka thënë disa fjalë për heroin Gjergj Kastriot Skënderbeun, në ditën e lindjes së tij.
Kim përmes një cicërime në Twitter tha se beson që guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e ditëve të sotme.
Ajo shtoi se sot festohet historia dhe trashëgimia e tij.
“Besoj se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e ditëve të sotme”@USAmbAlbaniaYuri Kim mbi heroin kombëtar dhe luftëtarin më të madh Gjergj Kastriot Skenderbeu i cili lindi në këtë ditë, 6 maj 1405. Sot, ne festojmë historinë dhe trashëgiminë e tij”, tha Kim.
(Kosova Sot Online)