Daja rrah nipin në Prishtinë

  • E.K /
  • 11 May 2022 - 13:30
Daja rrah nipin në Prishtinë

Pasditen e së martës, një 47-vjeçar është përleshur fizikisht me nipin 25-vjeçar, në shtëpinë e tij në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, ku si pasojë ia kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.

Dy të dyshuarit thuhet të jenë rrahur për shkak të një “ndalese” që daja ia kishte bërë nipit, duke mos e lejuar t’i shkojë në shtëpi. Por siç shkruan Sinjali, nipi nuk e ka përfillur vendimin e dajës dhe i ka shkuar të njëjtit në shtëpi, ku dhe janë përleshur duke pësuar edhe lëndime, për çka u desh trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Për mosmarrëveshjen që shkaktoi konflikt fizik Policia u njoftua rreth orës 18:00, me ç’rast një patrullë policore doli në vendin e ngjarjes.

Pasi të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor “Jugu” në Prishtinë, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Pas përfundimit të intervistimit, daja dhe nipi janë dërguar në mbajtje, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në Qendrën e Ndalimit në Drenas.

(Kosova Sot Online)