Pamje pak çaste para aplikimit në Këshillin e Europës

  • G.G /
  • 12 May 2022 - 13:45
Pamje pak çaste para aplikimit në Këshillin e Europës

Kosova e ka dorëzuar sot aplikimin për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës.

Sharr Jakupi, shef i kabinetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka publikuar një fotografi të pak çasteve para aplikimit.

“Pak çaste përpara dorëzimit të aplikimit tonë në Këshillin e Europës, Strasburg”, ka shkruar Jakupi në Twitter.

MPJ e dorëzoi aplikimin për anëtarësim në KE pasi në një mbledhje të jashtëzakonshme, Qeveria obligoi MPJ-në që t’i zhvillojë procedurat për anëtarësim. Më poshtë mund t’i lexoni procedurat për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.

Ministria e Punëve të Jashtme publikoi një video të ministres Donika Gërvalla nga Strasburgu ku ajo njoftoi se nga sot fillojnë procedurat për shqyrtim të kërkesës nga ana e Këshillit, derisa tha se është optimiste që Kosova do të jetë anëtare e kësaj organizate të të drejtave të njeriut.

(Kosova Sot Online)