Përshëndetja e fundit – çfarë iu tha Ushin Hoti shokëve kur serbët e morën nga burgu i Dubravës?

  • A.P /
  • 16 May 2022 - 18:39
Përshëndetja e fundit – çfarë iu tha Ushin Hoti shokëve kur serbët e morën nga burgu i Dubravës?

Kur veprimtari i lëvizjes kombëtare, Ushkin Hoti, do të dilte nga burgu i Dubravës ku Serbia po i mbante plot shqiptarë, shokët e tij ishin gëzuar pasi s’e kishin menduar se nuk do të shiheshin më.

Ekrem Kastrati, i cili i kishte kaluar dy vitet e fundit të burgut me profesorin Ukshin Hoti, thotë se “e kemi ditë që në aso rrethana ka me ndodhë diçka e keqe”.

Në 23-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, Kastrati e ka përshkruar momentin e përshëndetjes me të. I mban mirë dhe sot i kujton fjalët e fundit të profesorit.

“Atë ditë kur është liruar ne kemi dalë të gjithë në korridor, rresht dhe e kemi përshëndetur, i kemi uruar gjëra të mira”.

“Ai na ka thënë që qëndroni edhe pak se sigurisht do të liroheni dhe do të shihemi jasht në liri”, tha Kastrati.

Ai flet për imazhin e fundit të Ukshin Hotit, i cili i ka mbetur në mendje tash e 23 vjet.

“Kemi dalë në dritare, kemi pa, ka shkuar deri në fund të derës së oborrit, ka qenë i shoqëruar nga gardianët dhe më pas si të gjithë të tjerët, nuk dimë më gjë për të”.

Kastrati tha se Ukshin Hoti nuk e kishte pritur me entuziazëm lirimin e tij. Ai thotë se “situata e sigurisë ka qenë skajshmërisht e keqe”, pasi thotë se “burgu i Dubravës ka qenë i rrethuar me struktuara paralale apo paraushtarake”. Përreth, ai thotë se kanë qenë “ndoshta kriminelët më të mëdhenj të Serbisë”.

“Ne kemi qenë të bindur që te dera e presin Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe se do ta çojnë te familja e tij”, tha Kastrati.


(Kosova Sot Online)