Ky është e-maili kërcënues që mori sot UP-ja

  • A.P /
  • 17 May 2022 - 19:33
Ky është e-maili kërcënues që mori sot UP-ja

Një kërcënim për bombë përmes postës elektronike në adresë të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”  ka alarmuar drejtuesit e këtij institucioni dhe Policinë e Kosovës.

Pas alarmit për një mjet shpërthyes në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, njësiti anti-bombë i Policisë së Kosovës, ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Ky e-mail ishte dërguar nga adresa [email protected].

Në subjekt ishte shkruar “Bomb Hasan Prishtina”.

Në e-emailin e shkruar në gjuhën angleze thuhet: “Bomba në Hasan Prishtina do të shpërthejë tani”.

E-maili kërcënues kishte arritur në adresën [email protected] kishte shkuar në ora 13:45

Lajmi se Rektorati i UP-së është kërcënuar me bombë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se Policia është në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për ta menaxhuar situatën.

“Rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike”, tha Borovci.

Për kërcënimin  ka folur edhe  rektori i UP-së, Naser Sahiti.
“Administrata (e Universitetit) e ka pranuar një e-mail anonim për një bombë, prandaj policia e kanë rrethuar objektin”, ka thënë Sahiti 

Ai ka shtuar se nuk e dinë se prej kujt ka ardhur ky kërcënim.

(Kosova Sot Online)